Një Institucion Arsimor ku Cilësia e Shërbimit Tenton Maksimalen

   Faqe në shërbim të Nxënësve, Mësuesve dhe Prindërve.

Cilësia e nxënësit ( Suksesi i tij ) varet nga:
1. Ministria (Si i harton programet )
2. Botuesit (Cfarë realizimi i japin programit në tekstin mësimor dhe ndihmës)
3. Shkollat (Cfarë masash marrin për organizimin e punës dhe kabinetet)
4. Mësuesit (Niveli i tyre i realizimit të mësimit)
5. Nxënësit (Niveli gjatë viteve të shkuara në përvetësimin e programeve)
6. Prindërit (Motivimi i nxënësit)

Fëmijë të lumtur, Prindërim i Suksesshëm, Shoqëri e realizuar.                            

"Arsimi është arma më e fuqishme që mund të përdoret për të ndryshuar botën"  

           Nelson  Mandela          

BETIMI SOLEMN I MËSUESIT

Postuar nga Pedagogjia më 13 Nëntor 2009

Teksti i betimit solemn të mësuesit, të cilin në vitin 1966 për nevojat e UNESKO-s e përpiloi R. Dottrens.

Do ta kryej detyrimin tim me ndërgjegje dhe krenari. Nxënësit e mi nuk do të jenë vetëm nxënës, por edhe fëmijë dhe kurrë nuk do t’i harroj që për fatin e tyre edhe vetë mbaj një pjesë të përgjegjësisë. Do ta mbroj me të gjitha mjetet ekzistuese nderin e profesionit të arsimtarit.

Kolegët e mi çdo herë do të jenë edhe miqtë e mi. Në bashkëpunim me ta do të përpiqem që vazhdimisht ta përkryej veprimtarinë e shkollës në kuptimin efikas të njohjes së të gjitha të drejtave në edukimin dhe barazinë sociale në arsim.

Këtë betim solemn e jap plotësisht në mënyrë të lirë dhe me nderë“.